Reagon Liria pas humbjes nga Dukagjini, referimin e quan skandaloz

by admin
Spread the love

Liria e Prizrenit ka reaguar pas humbjes në Klinë nga Dukagjini me rezultatin 2:1. Në fakt, Liria u mposht në minutën e 106-t të takimit dhe pas penalltisë së përsëritur, të cilën dy herë nuk e realizoi Blerind Morina.

Mirëpo, Morina përfitoi nga topi i kthyer prej Stivi Frashërit për ta shënuar golin e fitores. Në reagimin e Lirisë në Facebook, thuhet se referimi në duelin kundër Dukagjinit ishte skandaloz. Ndërkohë, gjyqtarin Vigan Ibërdemaj e ka quajtur regjisor të fitores së ekipit nga Klina.

“Ndeshja e zhvilluar në Klinë, mezi gjeti fundin. Ndonëse, loja u zhvillua në presion, sidomos nga gjyqtari Ibërdemaj dhe , ajo pati përfundim absurd. Zgjatja pa nevojë e ndeshjes, kur në min. 99 u akordua penallti e cila u përsërit derisa Dukagjini shënoi gol. Kjo çfarë ndodhi në Klinë i qoftë për turp Viganit dhe shokëve të tij. Ne, na u vidh pika që e merituam, e në bazë të rasteve merituam edhe më shumë. Ftojmë organet e FFK-së që të marrin masa ndaj këtyre ‘gjyqtarëve’, sepse kështu s’kanë çka kërkojnë në Prizren. Ne, nuk do të dorëzohemi. Do të luftojmë ndershëm deri në fund”, ka shkruar Liria në reagim.

 

You may also like