Rashica insiprohet nga Cristiano Ronaldo/ Portugezi nuk ka nevojë ta bartë shiritin e kapitenit

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi tri gola në fitoren e Manchester Unitedit 3-2 ndaj Norwich Cityt, duke shkuar kështu në shifrën e 50-të hat-trick gjatë karrierës së tij me tre klube (Real Madrid, Juventus dhe United).

Një video ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku shihet ylli portugez duke i motivuar futbollistët para se të futeshin në fushë.

Aty shihet edhe ylli kosovar i Norwich Cityt, Milot Rashica i cili inspirohet nga lidershipi i Ronaldos.

Kurse tifozët shkruajnë: ‘Ronaldo nuk ka nevojë për shiritin e kapitenit.’

Kujtojmë që shumë kritika janë adresuar kohëve të fundit për futbollistin që mban shiritin e kapitenit te ‘Djajtë e Kuq’, Harry Maguire.

/LIGsport

You may also like