Raportet e brishta Shkup-Sofje ”derë e hapur” për Rusinë – Shqip

by admin
Spread the love

PRESION PËR PAJTIM MIDIS BEOGRADIT DHE PRISHTINËS

Presioni i përforcuar ndërkombëtar ndaj Beogradit dhe Prishtinës për normalizim të ndërsjellë të marrëdhënieve, sipas analistit Ylber Hysa, përveç stabilizimit të Ballkanit Perëndimor, ka për qëllim edhe orientimin e Serbisë drejt bllokut perëndimor, përkatësisht largimin nga ndikimi i Rusisë. Për marrëdhëniet e përkeqësueara maqedonase-bullgare, Hysa rekomandon hapa të kujdesshëm, përkatësisht “ekstremizmit të mos i përgjigjet me ekstremizëm”, në mënyrë që të shmanget destabilizimi i mëtejshëm i rajonit, i cili për momentin i përshtatet Moskës zyrtare.

Agresioni rus në Ukrainë krijoi qëllime të reja politike për fuqitë e mëdha perëndimore, në mes tjerash investim në Ballkanin Perëndimor, por edhe orientimin e Serbisë drejt “bllokut pereëndimor”. Në këtë kontekst analisti Kosovar Ylber Hysa, nw Klan Debat, e interpreton presionin e përforcuar nga ana e BE-së dhe SHBA-ve për normalizim të marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës, përmes të ashtuquajturit propozim gjermano-francez.

“Mendoj se marrëveshja nuk është ekskluzivisht për vetë çështjen kosovare, por është aneks i një strategjie më të madhe perëndimore për atë si ta tërheqin Beogradin të jetë pjesë e rajonit tonë, në kuptimin të jetë i vendosur për të qëndruar “në anën e perëndimit”. Deri më tani e shoh se Beogradi dhe Presidenti Vuçiq janë pak nga lindja, pak nga perëndimi. Kjo është përpjekje që unioni trans-atlantik të zgjerohet nga Adriatiku deri në Danub.” – tha Ylber Hysa, analist.

Marrëdhëniet e përkeqësuara në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë gjatë ditëve të fundit, sipas Hysës janë “derë e hapur” për ndikim nga Rusia për destabilizim të rajonit.

“Rusia do t’i shfrytëzojë të gjitha incidentet e mundshme, ndëretnike, ndërshtetërore, çfarëdoqoftë eskalimi, që t’i bllokojë proceset në rajon përkundër integrimit euro-atlantik. Në këtë kontekst, marrëdhëniet maqedonase-bullgare janë mundësi fantastike për këto ndikime. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Së shpejti, më 4 shkurt, për përvjetorin e Dellçevit do të ketë situatë të tillë. Ne në Kosovë këtë e patëm për “Vidovdan”, mundësi që gjithmonë të keqpërdoret nga ekstremistët. Këto janë plagët e hapura ku Moska dëshiron të luajë rolin e saj.” – tha Ylber Hysa.

Mundësia për destabilizim të Ballkanit, sipas analistit kosovar Ylber Hysa, është rritur edhe për shkak të zhvillimeve në Mal të Zi, ku nuk ka qeveri dhe institucione të tjera dhe për këtë shkak sugjeron që “ekstremizmit të mos i përgjigjet me ekstremizëm”, por me kujdes. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

TI RAPORTON!

You may also like