Ramush Haradinaj për Adem Demaçin: Gjysmë jete prapa grilave ai mbeti po i njëjti

by admin
Spread the love

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dhe nderuar kolosin e lëvizjës së shqiptarëve, Adem Demaçin me rastin e ditëlindjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Adem Demaçin nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe.

“Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin. Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar.Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt.Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut!”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.

You may also like