RAMALLAH – Tajani: Qëllimi është arritja e një shteti të vërtetë palestinez

by admin
Spread the love

JERUSALEM, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Qëllimi është ndjekja e një rruge politike për të arritur një shtet të vërtetë palestinez që mund të jetojë në paqe me shtetin izraelit, duke respektuar nevojat e sigurisë së Izraelit, tha ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi me presidentin palestinez Abu Mazen në Ramallah, në Bregun Perëndimor.

“Vizita ime këtu është një mision afërsie dhe solidariteti me Autoritetin Kombëtar Palestinez (PNA)”, tha Tajani.

Abu Mazen, mësohet se i kërkoi Italisë dhe BE-së të përgatiten për të qenë pranë PNA-së në rindërtimin e Gazës ku u shkatërruan 70% e ndërtesave, shërbimet për popullsinë dhe infrastruktura.

“Ndërsa negociatat dhe procesi politik vazhdojnë duhet të kujdesemi për popullsinë palestineze që jeton në rrip”, tha Abu Mazen.

“Me Italinë do të punojmë gjithashtu për të rindërtuar kishat dhe ndërtesat e komunitetit të krishterë”, shtoi ai.

“Hamasi nuk ka asgjë të përbashkët me PNA-në. Autoriteti Kombëtar Palestinez po ndërmerr dhe do të vazhdojë me reformat në qeveri”, tha Abu Mazen

“Në fund të luftës PNA-ja do të bëjë një riorganizim të administrimit të saj”, theksoi ai. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like