Rama: Askush nuk do të gëzojë 1 metër katror jashtë lejes

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Kryeministri Edi Rama në një aktetivitet të organizuar sot teksa ka folur për sezonin turistik është ndalur edhe te aksioni i ditëve të fundit i ndërrmarë për ndërtimet pa leje.

Rama tha se aksioni që ka nisur është shumë serioz dhe nuk do të ndalet ndërsa shtoi se askush nuk ka për të gëzuar 1 metër katror që ka përfituar jashtë lejes.

“Ne do ta shtrëngojmë akoma më shumë politikën kundër ndërtimeve pa leje, apo shkeljeve të lejeve të ndërtimit. Ajo që kemi nisur është shumë serioze dhe nuk do të ndalet dhe askush nuk ka për ta gëzuar 1 metër katrorë që ka përfituar jashtë lejes. Do ta zgjedhin vetë se çfarë do të bëjnë, do t’i dhurojnë, do t’i blejnë me çmimin e tregut plus të indeksuar, se gjobën do ta paguajnë, apo do ju konfiskohen fare. Aspektet penale të çështjes ato janë punët e tyre me drejtësinë”, u shpreh Rama.

You may also like