Qyteti i Shkupit fillon me riparimin e shtigjeve në Matkë

by admin
Spread the love

Qyteti i Shkupit sot ka filluar me riparimin e shtigjeve në Kanionin e Matkës që është një nga prioritetet kryesore në programin “Për Shkupin modern”.

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, riparimi i parë do të bëhet në Manastirin “Shën Andrea” përballë shpellës së Vrellos, ndërsa e dyta nga shpella Vrello deri te shpella e Bukur. Me riparimet mundësohet qasje më e mirë deri te bukuritë natyrore si dhe siguri më e madhe për të gjithë vizitorët e Matkës.

“Në të gjithë gjatësinë e shtigjeve do të riparohet rrethoja mbrojtëse ekzistuese, do të vendoset kabllo në shkëmbinjtë në pjesët ngushtësisht të qasshme, pastaj riparimi i plotë i pjesëve të dëmtuara të dyshemesë dhe pajisjeve të vegjetacionit, ndërsa në lokacione të caktuara do të bëhet zëvendësimi i blloqeve të dëmtuara të betonit. Riparimi kryhet nga ndërmarrjet publike ‘Rrugë dhe rrugica’ dhe ‘Parqe dhe gjelbërim’ të cilat muajin e kaluar rinovuan pajisjet urbane në Kishën “Sh. Andrej” në Matkë”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

MARKETING



You may also like