QIPRO – Von der Leyen: Një anije me ndihma humanitare niset drejt Gazës përmes korridorit të ri detar

by admin
Spread the love

TIRANË, 9 mars /ATSH/- Një anije me ndihma humanitare po përgatitet të largohet nga Qiproja dhe të niset në Gaza, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ndërsa donatorët ndërkombëtarë njoftuan krijimin e një korridori detar për të furnizuar territorin e rrethuar që po përballet me nivele emergjente të urisë, pas pesë muajsh lufte, sipas AP.

“Anija që i përket grupit të ndihmës “Open Arms” të Spanjës do të bëjë një udhëtim pilot për të testuar korridorin në ditët në vijim”, tha Von der Leyen për gazetarët në Qipro.

Anija ka pritur në portin e Larnakës, në Qipro për të ofruar ndihma ushqimore nga “World Central Kitchen”, një organizatë bamirëse amerikane e themeluar nga kuzhinieri i famshëm José Andrés.

Izraeli tha të premten se e mirëpret krijimin e korridorit detar, por paralajmëroi se do të kishte nevojë gjithashtu për kontrolle sigurie.

“Iniciativa qipriote do të lejojë rritjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pas një kontrolli sigurie sipas standardeve izraelite”, tha Lior Haiat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, në X, dikur Twitter.

“Bashkimi Evropian, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera të përfshira po përgatiten për të krijuar nje rrugë detare në përgjigje të “katastrofës humanitare” që po ndodh në Gaza”, tha Von der Leyen në një konferencë për shtyp me presidentin qipriot, Nikos Christodoulides. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like