Qeveria përmend vlerësimin e Bankës Botërore: Brenda 10 vjetëve të fundit Kosova shënoi progres ekonomik

by admin
Spread the love

Qeveria e Kosovës, ka lëshuar një deklaratë në të cilën përmend qëndrimet e Bankës Botërore, në raport me gjendjen ekonomike në vend.

Në deklaratë, qeveria thotë se BB-ja, ka theksuar që brenda dekadës së fundit, Kosova ka regjistruar progres të qëndrueshëm ekonomik, përcjell klankosova.tv.

”Sipas Bankës Botërore, brenda 10 viteve të fundit Kosova ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik, me një rritje prej afër 50% të të ardhurave për kokë banori dhe me një ulje prej 35% të shkallës së varfërisë, duke performuar më mirë sesa vendet me të ardhura të ngjashme për kokë banori”.

”Drejtori i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu është shprehur se Kosova mund të përfitojë nga riorientimi i Ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, duke rritur punësimin më cilësor për të gjithë dhe duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm që mbron mjedisin dhe gjeneratat e ardhshme”.

Tutje qeveria shprehet optimiste se këtë vit vlera e eksportit pritet që për herë të parë kalojë shumën prej 1 miliard euro.

Derisa specifikohet mes tjerash se po i njëjti institucion, muajin e kaluar ka publikuar raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, në të cilin parashikon që Kosova do ta ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tre vitet e ardhshme; 2023, 2024 dhe 2025, përcjell klankosova.tv.

You may also like