Putin, monopoli i Perëndimit mbi Inteligjencën Artificiale është i papranueshëm

by admin
Spread the love

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ai e quan “dominimin monopolist” të sistemeve teknologjike perëndimore në Rusi, në sferën e inteligjencës artificiale, “të rrezikshëm dhe të papranueshëm”.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

“Është e domosdoshme të përdoren zgjidhje ruse në fushën e krijimit të sistemeve të besueshme dhe transparente të inteligjencës artificiale që janë gjithashtu të sigurta për njerëzit”, tha Putin, sipas Tass, duke argumentuar se “bota teknologjike e së ardhmes duhet të jetë shumëpolare”.

You may also like