Putin kërcënon me luftë bërthamore, Finlanda kërkon mobilizim për mbrojtje

by admin
Spread the love

Rusia po përgatitet për “një konflikt të gjatë me Perëndimin”, kështu deklaroi kryeministri i Finlandës Petteri Orpo që kërkoi më shumë shpenzime dhe koordinim për mbrojtjen europiane.

“Nëse ne, si një Evropë e bashkuar, dështojmë t’i përgjigjemi mjaftueshëm kësaj sfide, vitet e ardhshme do të jenë të mbushura me rrezik dhe kërcënim të një sulmi”, i tha ai Parlamentit Europian ndërsa shtoi se Rusia nuk është një vend i pamposhtur.

Finlanda gjendet në kufi me Rusinë. Por hyrja e këtij shteti në NATO dhe Suedisë ka nxitur zëmërim në radhët e Rusisë. Shefi i Kremlinit Vladimir Putin përmes një deklarate tha se anëtarësimi i këtyre dy vendeve në aleancën veri atlantike ishte “një hap i pakuptimtë” dhe se Rusia do të vendosë trupa dhe sisteme të shkatërrimit në kufirin finlandez.

Ai parlajëmroi po ashtu perëndimin se Rusia është gati për një luftë bërthamore nëse në Ukrainë do të dërgohen trupa ushtarakë.

Ky qëndrim ka rritur më shumë frikën e përshkallëzimit të konfliktit pasi NATO ka pohuar se nuk do të tolerojë asnjë sulm në drejtim të aleancës.

 


Top Channel

You may also like