PSG pa tre portierët e ekipit të parë për ndeshjen e fundjavës

by admin
Spread the love

Asnjë nga tre portierët e ekipit të parë të Paris Saint-Germain nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Nice, të dielën e ardhshme.

Keylor Navas do të jetë në shërbim të Kosta Rikës në kualifikueset për Kupën e Botës 2022, ndërsa Gianluigi Donnarumma dhe Alexandre Letellier, zgjedhja e tretë e zakonshme, janë të dy të lënduar.

Pra të tre janë jashtë llogarive të Mauricio Pochettino për ndeshjen.

Ndaj, trajneri argjentinas do të detyrohet t’i drejtohet të rinjve dhe zgjedhja do të bjerë mes të riut Denis Franchi (19 vjeç) ose Lucas Lavallée (18 vjeç).

PSG ka larguar para disa ditësh portierin spanjoll Sergo Rico te Mallorca

You may also like