PSG në sulm për mesfushorin anglez, ja sa kërkon City

by admin
Spread the love

PSG raportohet se është duke e shikuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Manchester City, Kalvin Phillips këtë muaj.

Reprezentuesi anglez sipas mediave britanike, mund të largohet nga kampionët në fuqi të Anglisë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Newcastle dhe Liverpool janë duke e monitoruar prej kohësh lojtarin, por, siç raportohet, parisienët kanë rritur interesimin për anglezin të cilin synojnë ta transferojnë gjatë këtij muaji.

City thuhet se kërkon 6 milionë euro për huazimin gjashtë mujor të lojtarit ose 46 milionë euro për të shitur kartonin e Phillips.

PSG siç raportohet nuk e kenë problem të mbulojnë faturën për secilin opsion nëse trajneri Luis Enrique dëshiron lojtarin në skuadër.

You may also like