PSG mendon për mbrojtjen, sulm total për talentin e Lille

by admin
Spread the love

Paris Saint-Germain po kalon një moment shumë të mirë, teksa skuadra e Luis Enrique-s ka krijuar një shkëputje të ndjeshme nga rivalët e saj sa i përket kampionatit, ndërkohë që ky vit nisi me trofeun e Superkupës.

Tani, në mesin e muajit janar, drejtuesit e klubit po punojnë sa intensivisht sa i përket merkatos, ndërsa parisienët kanë kthyer fokusin nga talenti i Lille, Leny Yoro.

Mbrojtja ka shfaqur shumë probleme gjatë pjesës së parë të sezonit dhe jo vetëm, pasi në këtë repart, Paris Saint-Germain kërkon energji të reja edhe për të ardhmen.

18-vjeçari shihet si një element cilësorë dhe jo vetëm, por edhe me perspektivë për të ardhmen, ndërsa parisienët tani duhet të bindin drejtuesit e Lille, pasi këta të fundit nuk pranojnë ta shesin lojtarin në këtë pikë të sezonit.

Yoro debutoi në sezonin 2021/2022, por në këtë edicion është kthyer në një lojtar titullar te skuadra e Fonseca-s, teksa ka gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës.

18-vjeçari ka një kontratë aktuale deri në verën e vitit 2025 dhe PSG kërkon të përfitojë nga kjo situate, me mediet franceze që kanë raportuar se kampionët e Francës kanë ofruar 30 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit, me këtë të fundit që po shtyn në maksimum për këtë transferim.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Lille do të pranojnë ofertën e rivalëve të tyre gjatë merkatos së dimrit, apo do të bëjnë gjithcka për ta mbajtur talentin në skuadër të paktën deri në fundin e sezonit. /Supersport


Top Channel

You may also like