PSG ka harruar të fitojë, sukses me aromë Championsi për Marseille

by admin
Spread the love

PSG merr barazimin e tretë radhazi në kampionat, pasi nuk arrin që të mposhtë në “Parc des Princes” modestët e Troyes. Parisienët kalojnë shumë shpejt në avantazh të dyfishtë falë golave të brazilianëve Marquinhos dhe Neymar, por miqtë reagojnë duke barazuar shifrat. Ugbo ngushton diferencat në pjesën e parë, ndërsa Tardieu barazpeshon gjithçka në pjesën e dytë.

PSG kërkon fitoren dhe dominon pjesën e mbetur të lojës, madje vendasve u anulohet edhe një gol nga VAR, por në fund nuk ka fitues në Paris. Falë pikës së marrë përballë kampionëve të Francës, Troyes hedh një hap të sigurt drejt qëndrimit në Ligue 1.

Pas zhgënjimit nga eliminimi në gjysmëfinalen e Conference League, Marseille reagon në kampionat dhe ngushëllohet duke fituar 3-0 në transfertë kundër Lorient.

Pas këtij suksesi marsejezët i afrohen akoma më shumë kualifikimit në Champions League sezonin e ardhshëm. /Oversport.tv

Foto: ESTAC Troyes Twitter

You may also like