Provokuan ndjekësit dhe ngjitën një fanse ruse në skenë! The Killers kërkojnë falje për marrëzinë në koncert

by admin
Spread the love

The Killers kanë kërkuar falje pasi këngëtari kryesor Brandon Flowers u kritikua ashpër pasi ngjiti në skenë një fanse ruse për t’iu rënë baterive në një koncert në Gjeorgji.

Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, Flowers dëgjohet duke i thënë turmës: “Ne nuk e dimë etikën e kësaj toke, por ky djalë është rus. A jeni dakord me një rus që vjen këtu?”

Incidenti bëri që disa njerëz të largoheshin nga koncerti në shenjë proteste.

Tensionet midis Gjeorgjisë dhe Rusisë janë rritur që nga pushtimi i Ukrainës, duke pasuar me një fluks të rusëve që ikin nga vendi i tyre. Opinioni publik gjeorgjian është kryesisht pro-ukrainas. Killers më vonë kërkuan falje, duke thënë se “nuk ka qenë kurrë qëllimi ynë për të ofenduar dikë”.


Top Channel

You may also like