“Pronat sekrete”, publikohen 4 emra të tjerë të zyrtarëve në Maqedoni që fshehin pasurinë

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE sot përmes konferencës së rregullt publikoi emra të tjerë të zyrtarëve për fshehjen e pasurisë. Kjo fushatë po zhvillohet përmes një afere të ashtuquajtur “Pronat sekrete”.

Deputeti opozitar Brane Petrushevski në një konferencë për media publikoi katër emra të zyrtarëve duke theksuar se bëhet fjalë për persona të cilët janë jashtëzakonisht të afërt me ministrat në qeveri, përcjell INA.

Dobrin Petrushevski anëtar i Bordit të shkollës së mesme “Kiro Burnaz” nga Kumanova.

“Dobrin Petrushevski nuk ka dorëzuar pyetësor. Ai është i njohur për publikun maqedonas, sepse është pronar i pikës së benzinës Pin Petrol në një sipërfaqe prej 8.000 m2 në Kumanovë, dhe po e ndërton me një kompani që nuk ka raportuar të ardhura nga themelimi deri më tani, për ndërtimin e pompës së benzinës”, tha deputeti i VMRO-së, Brane Petrushevski.

Ai theksoi se kompanitë e Petrushevskit posedojnë edhe stacion për kontroll teknik, për të cilin ai ka marrë licencë nga ministri i Brendshëm Spasovski, ku djali i tij ishte këshilltar për komunikim.

Dimitar Xhekov, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të M NAV, i cili përveç pasurisë së madhe në Shkup, është edhe themelues i kompanisë private për menaxhimin e fondeve ALSAR FINANSISKI INOVACIII DOO Shkup dhe drejton automjetin Toyota RAV4.

“Çfarë fsheh Xhekovi dhe pse nuk ka dorëzuar pyetësor pas pasurinë e tij”, pyeti deputeti.

Maja Kovaçeva, anëtare e Bordit të drejtorëve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, gjithashtu nuk ka dorëzuar pyetësor, por përpos saj është edhe Qamile Asani, anëtare e Bordit Drejtues të Spitalit në Kërçovë, që nuk ka dorëzuar fletën anketuese për pasurinë.

Dhe në kushtet kur kemi fshehje sistematike të pasurisë, në vend të sanksioneve nga institucionet, kemi amnisti nga Drejtoria e Antikorrupsionit.

You may also like