Prokuroria nis hetimet për 33-vjeçarin nga Haraçina që dyshohet për tentim vrasje ndaj dy personave

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë hetimore kundër një 33-vjeçari nga Haraçina, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale të vrasjes nga neni 123 paragrafi 3 lidhur me nenin 19 (në përpjekje).

Përveç kësaj, njoftuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se kundër të dyshuarit është iniciuar procedurë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Kujtojmë që dje policia arrestoi 33 vjeçarin F.A nga Haraçina për shkak të dyshimit se më datë 11.09.2023 rreth orës dy pas mesnate, në rajonin e Aerodromit, ka sulmuar me mjet të fortë V.S (30) dhe M.N (38) nga Shkupi, duke ju shkaktuar lëndime.

MARKETING




You may also like