Prokuroria: Nëna shkakton zjarrin për të mbuluar gjurmët e vrasjes së të birit!

by admin
Spread the love

Prokuroria ka dalë me detaje në lidhje me vrasjen makabre që ka ndodhur në Shkup. Sipas tyre, në bazë të dëshmive të siguruara, japin dyshime të bazuara për një të dyshuar si kryerës i veprës penale – vrasje makabre. I dyshuari veprën e ka kryer pas një zënke të shkurtër me viktimën (36 vjeç), duke e privuar nga liria me më shumë se 45 goditje në qafë dhe trup.
“Pas ngjarjes ai disa herë ka i është paraqitur nënës së tij, e cila në një pompë benzine kishte blerë 1.5 litër karburant dhe së bashke me të birin kanë shkaktuar zjarrin me qëllim që t`i mbulojnë gjurmët e vrasjes makabre. Me shkaktimin e zjarrit kanë shkaktuar edhe rreziqe për jetën qytetarëve tjerë që jetonin në ndërtesë” – thonë nga PTHP.
Për momentin i dyshuari nuk është i kapshëm për organet e rendit dhe po kërkohet.
Nëna e tij është arrestuar dhe është ngritur procedura për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

MARKETING



You may also like