Prof. Fahri Mahalla: I vetmi shqiptar që votoi kundër suspendimit tim në kohën e ish Jugosllavisë ishte Ali Latifi!

by admin
Spread the love

Në vitet e 80-ta, ndodhi një incident i rëndë në karatenë e Kosovës, këtij incidentit të rëndë i parapriu serbi famëkeq Radomir Filipoviq.

Prof. Fahri Mahalla, në ato vite ishte garues i jashtëzakonshëm por ka qenë halë në sy për Filipoviqin dhe argatët e tij.

Prof. Mahallës iu bë me hile dhe ai nuk e kishte më durimin ndaj padrejtësive që iu bëheshin shqiptarëve, e rrahu gjyqtarin Filipoviq. 

Prof. Fahri Mahalla

Pas këtij incidenti, prof. Mahalla dënohet përjetë dhe vetëm një shqiptar nuk votoi për suspendimin e tij.    

 “I vetmi shqiptar që votoi kundër SUSPENDIMIT të Fahri Rizah Mahallës ishte Ali Latifi. Të tjerët serb dhe shqiptar votuan, që të me SUSPENDOJNË, përjetë si garues, ne sportin e karatesë.

Ali Latifi në shkrimin e tij në gazetën Kombëtare ‘Bota sot’ të datës 04.11. 2022, e përshkruani ngjarjen dhe e tha të vërtetën. 

Image

Ish Luftëtari i Ferizajt në vitin 1978, viti i parë i klubit 

Unë Fahri  Mahalla, dhe familja Mahalla, e falënderojmë mikun Ali Latifi, dhe familjen e tij Latifi. 

Aliu gjithherë ka vepruar drejt, në të mirën e sportit të karatesë dhe për të mirën e shqiptarisë.

Garuesit e klubit tim, ish Luftëtari tani Kastrioti nga Ferizaj. Kishin harmoni mes veti. 

Nga momenti që unë e godita referin e arenës Radomir Filipoviqin, të gjithë garuesit e klubit iu vërsulen, duke goditur deri në alivanosje. 

Të gjithë garuesve shqiptar, që ishin prezent dhe ata që dëgjuan, ju bërë zemra male, kur e panë se si fluturoi në ajër  Filipoviqi nga goditja maegeri. 

Image

Prof. Fahri Mahalla, gjatë një demonstrimi

Garuesit shqiptar e kishin therrë në sy Radomir Filipoviqin. Oliver Ivanoviqin, edhe disa refer shqiptar, qe ishin servil të tyre. 

Këta ju bënin shumë padrejtësi garuesve shqiptar, gjatë referimit. Referët serb me qëllim i eliminonin garuesit më të mirët, që mos të shkojnë në garat e nivelit federativ të ish Jugosllavisë.

Image

Prof. Fahri Mahalla

Qëllimi i tyre ishte, qe Kosova te prezantohej me garues të dobët në garat e nivelit federativ të ish jugos”, tregon prof. Mahalla.

Më tej prof. Mahalla thotë se Ali Latifi, e ka përshkruar në mënyrën më të mirë gjithë ngjarjen që ka ndodhur dhe si ka intervenuar edhe policia në atëkohë.

“Aliu të gjitha që i tha në shkrimin e tij, të gjitha janë të vërteta. Shumë mirë e ka përshkruar ngjarjen, si ka intervenuar policia, si me izoluan për të me burgos. Ali Latifi ndërhyri, ju tha policëve,  ngjarja ka ndodhë në arenën sportive. Me këtë rast merret Federata e Karatesë së Kosovës, dhe gjithashtu ndodhi.

Radomiri ishte një racist, i urrente shqiptarët dhe garuesit shqiptarë, gjatë referimit, ju bënte shumë padrejtësi garuesve shqiptar. Në Federatën e Karatesë së Kosovës, ai dominonte, me kllapën e tij. Unë Fahri Mahalla kurrë nuk e kam duruar padrejtësinë dhe nuk do ta duroja. 

Image

Federata e Karatesë së Kosovës, mori vendim që të me suspendoj përjetë, nga garat e sportit të karatesë.

Si trajner me suspenduan për dy vite, që mos me udhëheq ekipin e klubit në gara. Me stërvit klubin po, por jo me udhëheq në gara. Të gjithë garuesit që morën pjesë në rrahje, edhe klubi u suspenduan për gjashtë muaj, për mos me marrën pjesë në gara. Përfaqësuesit e klubeve që ishin ne komision, votuan që te me suspendonin përjetë, që mos të marrë pjesë në gara. I vetmi Ali Latifi votoi Kundër suspendimit të Fahri Mahallës. 

Pas disa muajve. Besnik Murati, miku im nga Tetova, trajner i klubit të karatesë Shkëndija, një atdhetar që ka punuar dhe punon për të mirën e sportit dhe për shqiptarin, me kishte propozuar në kryesinë e Klubit të Karatesë ‘Punëtori’ (Rabotniçki) në Shkup, për të me marrën në ekipin e tyre si garues. Klubi karatesë ‘Punëtori’ i Shkupit, ishte në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

Unë bëra gara  5 vite në Ligen e Parë të ish jugos. Me kryesinë e klubit ‘Punëtorit’ e nënshkrova kontratën, unë dhe ata ju përmbajtën kontratës deri në fund.

Nga Zvicra vija me aeroplan për të marrën pjesë në gara, aty ku mbaheshin nëpër republikat e ish Jugos”, thotë prof.. Mahalla.

Prof.. Mahalla ka përmendur edhe Lidhjen e Sporteve të Kosovës: “Falënderoj kryesinë e Lidhjes së Sporteve të Kosovës të asaj kohe. Muhamet B. Ilaz B. Hymen R, dhe të gjithë të tjerët, që kontribuan për të ma hequr SUSPENDIMIN e përjetshëm. Dënimin më zbriten në dy vite. Dëshmi janë dokumentacionet e Federatës së Karatesë të Kosovës.

Unë ia dhashë një leksion Radomir Filipoviqit, Oliver Ivanoviqit, edhe të tjerëve që ishin me ata.

Image

Prof. Fahri Mahalla, gjatë një stërvitje 

Ky leksion ka qenë dasht me ju dhënë shumë më herët atyre, por ja që unë Fahri Rizah Mahalla e bëra. 

Pas këtij leksioni, në Federatën e Karatesë së Kosovës, filloji një ndryshim për të mirën, për garuesit shqiptar dhe për të mirën e Federatës së Karatesë të Kosovës. Ra poshtë dirigjimi i Beogradit mbi Federatën e Karatesë së Kosovës”, nënvizoi ish karateisti i mirënjohur i Kosovës dhe arkitekti i karatesë në Ferizaj.

Image

Ish Luftëtari

Prof. Mahalla, dy herë i ka shpëtuar atentatit të kurdisur nga Filipoviqi. 

“Pas një kohe unë kam përjetuar dy atentate nga Radomir Filipoviqi, ky kriminel ishte inspektor i sigurimit shtetëror, i kishte mundësitë, i organizoi atentatet kundër meje, për hakmarrje. Një atentat e kam përjetuar në Brezovicë, sulm me buldozer, në automjet ku isha unë me kushëririn tim Bajram Sylejmanin, automjeti u shtyp.

Ngasësi vinte mbrapa, gjëja që nuk po na shihte, ai donte të kalonte mbi ne me buldozer, ishte borë dhe automjeti rrëshqiste e nuk arriti të kalonte mbi ne. Fati ne shpëtuam. Atentatin e dytë e kam përjetuar në hyrje të Çagllavicës në drejtim të Prishtinës. Me gjuajtën me snajper nga ana e djathtë, automjeti ishte në lëvizje, shpëtova pa u godit në kokë.

Plumbi si tel i kuq me shkoi para syve, xhami i parë u shpu tejpërtej, në automjet isha me shokun tim Idriz Dabinovcin. Për këto dy atentate dhe për disa atentate tjera, që mu kanë bërë, do ta bëj një shkrim në të ardhmen.

Zoti i ruajt, dhe i bekoftë të gjithë ata shqiptar dhe shqiptare,  dhe familjet e tyre, që kane punuar me zemër dhe me shpirt për shqiptarinë”, përfundon rrëfimin prof. Mahalla.

You may also like