Prodhimi industrial në muajin tetor u rrit për 9,9 për qind

by admin
Spread the love

Prodhimi industrial në tetor të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është më i lartë për 9,9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit tetor të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 15.9 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 8.2 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 19.0 %.

Rritje në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i pijeve, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i farmaceutikëve bazë dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të papërmendura diku tjetër i automjeteve dhe prodhimi , rimorkio dhe gjysmërimorkio.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin tetor të vitit 2023, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 11.5 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 2.9 %, Prodhimet kapitale për 27.5 % dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 11.4 %, derisa rënie vërehet te Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 28.0 %.

Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar – tetor 2023, krahasuar me periudhën janar – tetor 2022, është 1.7.   për qind. 

 

 

MARKETING



You may also like