Pritej vetëm zyrtarizimi, Real Madridi firmos me talentin brazilian

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare. Real Madridi ka arritur marrëveshje me Palmeiras për transferimin e sulmuesit Endrick. Operacioni i 16-vjeçarit do të shkojë në shifrën marramendëse prej plot 60 milionë euro.

Mirëpo, Endrick do të transferohet tek “Los Blancos në verën e vitit 2024, kur të mbushë 18-vjeç. Ky nuk është talenti i parë që Galaktikët zbulojnë në kampionatin brazilian.

Më parë, Real Madrid zbuloi në Amerikën Jugore dhe dyshen Vinicius Junior dhe Rodrygo. Këta të fundit janë bërë titullarë të padiskutueshëm në 11-shen e Carlo Ancelotti. /oversport.tv

Foto: SE Palmeiras, Facebook

You may also like