Prishtina kërkon pikë në Podujevë! Useini: Prishtina është klubi më i madh në vend

by admin
Spread the love

Prishtina nesër nga ora 13:00 në Podujevë do të përballet me Llapin vendas 

“Në dy duelet e këtij edicioni jemi ndarë baras, 0:0 në Podujevë dhe 2:2 në Prishtinë.

Në fakt, Prishtina në 10 përballjet e fundit ka pësuar vetëm një humbje karshi 6 fitoreve dhe 3 barazimeve në tre duelet e fundit 

Prishtina ka larg bilanc më të mirë prej 24 fitoresh, 9 barazime e 13 humbje me goldallim, +26, 75:49.

Nuk jemi mposhtur në 4 udhëtimet e fundit në “Zahir Pajaziti” duke triumfuar në 3 raste

Megjithatë, Prishtina ka pësuar humbje ndaj Malishevës e cila erdhi pas 11 ndeshjeve zyrtare pa humbje.

Është rasti të tregohet që ekipet e mëdha rikthehen edhe pas humbjeve befasuese.

Edhe Llapi humbjen e fundit e ka kundër Malishevës nga pastaj ka arritur formë optimale prej 5 fitoreve rresht kampionale”, njofton faqja e FC Prishtina.

Futbollisti i Prishtinës, Muhamed Useini, shpreh optimizmin para ndeshjes në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, sidomos duke e parë ecurinë e Llapit, mirëpo besoj se kemi pasur kohë këto tre ditë të marrim vetën për të reflektuar duke punuar akoma edhe më shumë, e duke e ditur që Prishtina është klubi më i madh në vend, është normale që ne në çdo ndeshje të hyjmë vetëm për fitore, pa marrë parasysh kundërshtarin”, tha Useini.

You may also like