​Princi Harry fiton një pjesë të rastit të hakimit të telefonit ndaj “Daily Mirror”

by admin
Spread the love

Grupi britanik “Mirror” është urdhëruar të paguajë 140.600 funte (rreth 179.000 dollarë) si dëmshpërblim ndaj Princit Harry pas përfundimit të një gjyqi ku kompania u akuzua për “hakim telefoni dhe marrjen e paligjshme të informacionit privat”.

Vendimi i padisë së Harryt u dha në seancën përfundimtare të Gjykatës së Lartë. Gjykata tha se midis viteve 2003 dhe 2009, telefoni i Harryt, djalit më të vogël të mbretit Charles dhe princeshës së ndjerë Diana, ishte shënjestruar nga grupi, duke çuar në marrjen e paautorizuar të informacionit të tij personal.

U zbulua se dy drejtorët e grupit, përkatësisht Paul Vickers dhe Sly Bailey, ishin në dijeni të praktikës së hakimit të telefonit, sipas mediave britanike.

Vendimi, i cili do të ketë implikime të gjera për peizazhin e medias britanike, zbuloi shtrirjen e hakimit “të gjerë” të telefonit nga gazetat e grupit “Mirror” që përfshinte nga 2006 deri në 2011.

Gjyqtari Fancourt, që kryesonte çështjen, deklaroi se përdorimi i hetuesve privatë për marrjen e informacionit në mënyrë të paligjshme ishte një “pjesë integrale e sistemit” gjatë periudhës së specifikuar, madje duke u shtrirë në hetimin e Leveson 2011-2012 për standardet e medias.

Pas vendimit të gjykatës, Harry, 39-vjeç, shprehu kënaqësinë, duke e përshëndetur vendimin si një “ditë të madhe për të vërtetën dhe përgjegjshmërinë”

You may also like