Presidenti i Koresë së Jugut vizitë në SHBA: Po shqyrtojmë opsionet kur t’i dërgojmë ndihmë ushtarake Ukrainës

by admin
Spread the love

Seuli po shqyrton opsionet se kur mund t’i dërgojë ndihmë ushtarake Kievit për pajisjen e forcave të armatosura ukrainase në mënyrë adekuate, tha presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.

Gjatë një fjalimi në Shkollën Kennedy të Universitetit të Harvardit në ditën e 5-të të vizitës shtetërore këtë 70-vjetor të aleancës SHBA-Kore e Jugut, Presidenti Yoon tha se pushtimi rus ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të ukrainasve.

“Ne duhet të dëshmojmë se përpjekje të tilla nuk do të arrijnë kurrë sukses, për të bllokuar përpjekjet e mëtejshme që do të bëhen në të ardhmen”, tha ai.

I pyetur për mundësinë që Koreja e Jugut të ofrojë ndihmë vdekjeprurëse për Ukrainën, udhëheqësi i Koresë së Jugut u përgjigj: “Ne po monitorojmë nga afër situatën që po ndodh në fushën e betejës në Ukrainë dhe do të marrim masat e duhura në mënyrë që të respektojmë normat ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar. Tani për tani ne po monitorojmë nga afër situatën dhe po shqyrtojmë opsione të ndryshme”.

Të mërkurën, presidenti Yoon u takua me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe SHBA-të u zotuan t’i japin Koresë së Jugut më shumë njohuri për planifikimin e saj bërthamor për çdo konflikt me Korenë e Veriut.

Dyshja diskutuan gjithashtu krizën në Ukrainë.


Top Channel

You may also like