Prej sot normalizohet qarkullimi i autobusëve në Shkup, sigurohen pagat e punëtorëve

by admin
Spread the love




Të gjithë autobusët e NTP-së janë rikthyer në rrugët e kryeqytetit, pasi Qyteti i Shkupit ka siguruar paga për punëtorët. Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim për bartjen e mjeteve për pagesën e pagave për punëtorët, ndërsa kryetarja Danella Arsovska kërkoi shlyerjen e borxheve të institucioneve ndaj NTP-së, por edhe përgjegjësi nga menaxhmenti dhe të gjithë ata që kontribuan në gjendjen e keqe në ndërmarrjen.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e djeshme të jashtëzakonshme njëzëri e votoi vendimin për ndarjen e subvencioneve për Ndërmarrjen Transporti Publik – Shkup, me të cilin praktikisht mundësohet pagimi i pagave për punëtorët e kompanisë dhe ndërpritet protesta e shoferëve për shkak të së cilës sot transporti publik në qytet nuk funksionoi. Kryetarja Arsovska kërkoi të shlyhen borxhet e të gjitha institucioneve që i kanë borxh kompanisë.
“Këshilltarët e votuan vendimin me shumicë të plotë. Ajo që më gëzon është se më në fund shohim një konsensus për një çështje. Është se ajo që ndodhi në 30 vitet e kaluara në një nga ndërmarrjet publike dhe e cila u rrënua, praktikisht tani kemi një konsensus që më në fund duhet ndihmuar, tha në deklaratë për mediat kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Ajo shtoi se me vendimin e seancës së këshillit të qytetit do të sigurohen mjete që do të jenë zëvendësim për ato mjete të planifikuara që nuk janë shlyer nga Qeveria, përkatësisht MASH dhe komunat.

“Kjo do të sigurojë që praktikisht deri në fund të vitit të mos kenë probleme të tilla si ajo që ndodhi me vonesën e pagës së këtij muaji për pesë ditë”, tha Arsovska.


You may also like