Pozita e fundit në tabelë dhe humbja e thellë – drejtuesit e klubit të Premierligës s’e durojnë trajnerin, do ta shkarkojnë

by admin
Spread the love

Sheffield United pritet të shkarkojë trajnerin, Paul Heckingbottom, pas humbjes së tyre 5:0 kundër Burnley të shtunën, njoftojnë mediat angleze.

Ai rezultat bëri që United të binte në vendin e fundit në renditjen tabelore në Premierligë, pasi kishte fituar vetëm një herë në 14 ndeshje, përcjell lajmi.net.

Ata kanë pësuar më shumë (39) dhe kanë shënuar më pak (11) gola në ligën e parë këtë sezon.

Pritet që United do ta njoftojë lajmin zyrtarisht.

Duke vepruar kështu, ata do të bëheshin skuadra e parë e Premierligës që ndante rrugët me menaxherin e tyre këtë sezon, një

Heckingbottom u emërua në nëntor 2021, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë./Lajmi.net/

You may also like