Polonia nis zhbërjen e monumentet sovjetike – Shqip

by admin
Spread the love

Në Poloni, të mërkurën filloi prishja e monumenteve të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe nga periudha e Bashkimit Sovjetik.

Heqja e monumentit në Brzeg në Poloninë jugperëndimore është pjesë e përpjekjeve më të gjata të vendit për të hequr simbolet komuniste nga hapësira publike.

Polonia, si disa nga fqinjët e saj, u sulmua dhe u pushtua nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Deri në vitin 1989, Polonia ishte pjesë e Bllokut Lindor nën dominimin e BRSS.

Prishja e monumenteve

Zëdhënësi i Institutit Historik polak, Rafal Leskiewicz, tha se në mars, kur u njoftua vendimi për heqjen e monumenteve sovjetike, në vend ishin 60 të tilla dhe monumenti në Brzheg është i 24-ti që prishet.

Leskiewicz deklaroi se është e rëndësishme heqja e monumenteve të tilla për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, por edhe sepse kërkohet nga ligji polak që nga viti 2015.

“Është e pamundur të mbahen monumente të tilla në sferën publike”, tha Leskiewicz.

Ai shtoi se pritet që puna për çmontimin e monumentit në Bzheg të zgjasë disa ditë.

Më parë këtë javë, Letonia hoqi një monument sovjetik në kryeqytetin Riga.

Një javë më parë, një monument i tillë u hoq edhe nga Estonia. /tesheshi.com/

You may also like