Policia në ndjekje të qindra të droguarve të arratisur nga qendra e rehabilitimit në Vietnam (fotot)

by admin
Spread the love

Arratisja masive ndodhi mbrëmë teksa rojet ishin të zëna me një konflikt që ndodhi gjatë natës.

Vietnami thotë se ka nisur një ‘gjueti të gjerë policore’ për rreth 200 të varur nga drogat që u arratisën nga një qendër shtetërore rehabilitimi e tejmbushur me pacientë.

Të arratisurit në fundjavë po kryenin trajtimin me urdhër gjykate në impjantin me siguri të lartë në provincën jugperëndimore të deltës së lumit Mekong.

Deri sot rreth 100 ishin kapur e rikthyer në qendrën Sóc Trăng ndërsa kërkimet vijojnë dhe për 97 të tjerë që mbeten në arrati, njoftonte agjencia shtetërore.

Pacientët ishin larguar teksa rojet e sigurisë po përpiqeshin të ndalonin një konflikt mes disa rezidentëve mbrëmjen e të shtunës.

Shumica e të arratisurve theu dyert e dhomave të tyre dhe dolën nga hyrja kryesore, duke kapërcyer disa gardhe hekuri.

Drejtori i qendrës Nguyễn Văn Phước, tha për rrjetin vendas Vietnam News Agency se prej të të droguarve ishte kthyer vetë pasi ishte bindur nga prindërit të vazhdonte trajtimin në qendër.

Vietnami është kthyer në një qendër të trafikut të drogave ne Azi dhe llogaritet se ka 30,000 njerëz të varur nga substancat megjithë ligjet e ashpra kundër tyre.

Pacientët e këtyre qendrave duhet të kryejnë trajtime të ashpra dy-vjeçare rehabilitimi sipas politikave të luftës kundër varësisë.

Por shumë qendra janë të tejmbushura me njerëz dhe me numër të vogël stafi për t’u kujdesur për ta.

Phước tha se qendra Sóc Trăng ka më shumë se 460 pacientë dhe rreth 60 anëtarë stafi, por ka nevojë për më shumë njerëz dhe pajisje./MSN//