Policia e Maqedonisë së Veriut e kthen katër herë radhazi migrantin 16-vjeçar

by admin
Spread the love

Nën hijen e krizës kufitare mes Bjellorusisë dhe Polonisë, një tjetër rrymë emigrantësh të paligjshëm po rritet sërish në Europën Juglindore: Itinerari ballkanik është hapur sërish. Edhe një herë, shumë më shumë ilegalë po vijnë përmes Greqisë. Numri i kalimeve të paligjshme të kufirit, në javët e fundit është rritur me gati një të tretën!

Kjo do të thotë: Greqia do të kthehet sërish në një problem!

Gazeta “Bild” ka vëzhguar shtigjet dhe gjurmët e rrjeteve të kontrabandës dhe emigrantëve të paligjshëm për tre javë. Rrugës – ekskluzivisht – me policinë kufitare greke dhe patrullat e ushtrisë greke.

Gazetarët gjermanë kanë hasur në qindra persona që përpiqeshin vazhdimisht të kalonin shtigjet e fshehta të kufijve tokësorë grekë, duke u përpjekur të hipnin në tragete. Qëllimet e tyre: Franca, Anglia, Austria dhe sigurisht Gjermania.

Muri kufitar që dëshiron të ndërtojë edhe Polonia qëndron këtu për 27 kilometra: një mur prej çeliku 5,30 metra i lartë dhe tela me gjemba, transmeton portali Shtegu. Por pavarësisht këtij muri, pavarësisht patrullimeve të ushtrisë greke, rajoni i Evros është qendra e hyrjeve të paligjshme.

Në mars të vitit 2020, Turqia dërgoi mijëra persona në gardhe me njoftimin “Portat janë të hapura!”. Pati trazira, të shtëna me armë dhe vdekje. Që atëherë, kufiri është monitoruar vazhdimisht – gjithashtu me qenë, automjete, varka, drone dhe kamera të shikimit të natës.
Por ka ende mijëra që vijnë në vend – përtej kufirit tokësor!

Njëri prej tyre: Wualhan. Ai thotë se është 16 vjeç dhe u përpoq shtatë herë (!) pa sukses të kalonte lumin Evros për në Greqi. Në përpjekjen e tetë ai pati sukses. “U largova nga Afganistani gjashtë muaj më parë, në këmbë nëpër pyje dhe male për në Greqi”. Më pas ai bëri rrugën përmes Greqisë për në kufirin tjetër, ku e takuan gazetarët gjermanë.

Wualhan tani është ulur në një pyll pranë Idomenit, vetëm pak metra nga kufiri grek me Maqedoninë e Veriut. Është përpjekja e tij e pestë për të shkuar në Maqedoninë e Veriut. “Policia e Maqedonisë së Veriut më ka ndaluar tashmë katër herë.” Ai do të vazhdojë të përpiqet: “Nëse do Allahu, unë do t’ia arrij qëllimit”.

You may also like