Poçetino u “shkul veshin” Brojës dhe shokëve të tij pas humbjes: Zhgënjyese! Krijuam shumë por nuk shënuam

by admin
Spread the love

Trajneri i Çelsit, Mauricio Poçetino, ka pranuar se ka qenë shumë i zhgënjyer pas humbjes që skuadra e tij pësoi me shifrat 2-1 përballë Ullvërhempton. Tekniku i bluve londinezë i besoi një vend në formacionin titullar Brojës, por edhe sulmuesi shqiptar si të tjerët nuk ia doli të gjente rrjetën në fraksionin e parë të lojës të dominuar plotësisht nga londinezët të cilët më pas pësuan golat në pjesën e dytë.

“Padyshim në ndjehemi të zhgënjyer. Mendoj se ne meritojmë shumë më tepër se sa morëm por nuk mund t’i fshihemi faktit se në një turne aq të fortë sa Premier Liga, nëse nuk je cinik, atëherë nuk mund të ankohesh për rezultatin.

Ne krijuam shumë raste në pjesën e parë, por nuk shënuam. Ne dominuam mbajtjen e topit dhe nuk lejuam asnjë gjuajtje të vetme nga Ullvërhempton në pjesën e parë, ndaj mendoj se duhet të shkonim në pushimin e ndeshjes me një tjetër rezultat”, tha Poçetino, i cili kishte më shumë pakënaqësi për pjesën e parë të ndeshjes ku ekipi i tij nuk ia doli të konkretizonte rastet e krijuara.

PANORAMASPORT.AL

You may also like