Po thyen rekorde me gola, Lautaro: Nuk kam ende trofe në duart e mia…

by admin
Spread the love

Edhe një ndeshje tjetër protagonist Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit arriti që të shënonte 2 gola në transfertën e Leçes për të udhëhequr formacionin e Inzagit drejt suksesit të 10- të në total. Arriti golin e 100-të dhe të 101 në Serinë A me fanellën zikaltër, por thotë se nuk duhet të ndalet sepse ende nuk ka fituar asgjë.

Një tjetër provë e madhe e Interit. Çfarë do të thotë ky sukses për ju?

Do të thotë shumë. Jemi duke kaluar një moment të mirë dhe kemi vazhdimësi, luajmë futboll të bukur. Kjo është fryt i punës dhe i të gjithë futbollistëve. Jam i lumtur, por duhet të vazhdojmë kështu sepse ende nuk ka mbaruar asgjë.

Keni shënuar 101 gola në Serinë A me Interin. Kë zgjidhni si më të bukurin?

Është shumë e vështirë të zgjedh. Por ndoshta goli i 100- të është special. Kur u largova nga shtëpia në moshën 15- vjeçare nuk mendova kurrë që do të arrija kaq shumë në karrierë. I detyrohem për gjithçka familjes time.

Ju po përmirësoheni nga viti në vit. Cili është sekreti juaj?

Puna bashkë me shokët e skuadrës. Duhet të përmirësohem akoma më shumë, sepse e di që mund të bëj më mirë. Jam i lumtur, por ende nuk kam trofe në duar. Kështu, le të vazhdojmë përpara.

Besoni se mund ta thyeni rekordin e golave në një sezon?

Unë do të provoj, por e rëndësishme është që Interi të fitojë. Unë po bëj rrugëtimin tim dhe punën time. Jam i kënaqur sepse këta gola sjellin pikë për skuadrën.

A është ky Interi më i fortë me të cilin keni luajtur?

Sigurisht që është një Inter që ka shumë vazhdimësi. Pas finales së Champions-it në sezonin e kaluar fituam një pjekuri në të gjitha aspektet. Por nuk duhet të ndalemi. Duhet të rrisnim nivelin ditë pas dite, stërvitje në stërvitje. Duhet t’ia vështirësojmë jetën Inzagit për zgjedhjet e futbollistëve.

PANORAMASPORT.AL

You may also like