Plori: Fryrja e madhe në fillim na dëmtoi, Diagne nuk e quaj të larguar!

by admin
Spread the love

Vllaznia u kualifikua në finale të Kupës së Shqipërisë dhe tani duhet të mendojë për ndeshjen kundër Teutës në kampionat. Të dyja skuadrat duan tre pikët dhe pritet të jetë një ndeshje e luftuar. Para këtij dueli doli para mediave trajneri Elvis Plori, i cili fillimisht tha:

“Arritja e finales së Kupës të jep qetësi dhe përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës pritet të jenë më të mira dhe entuziaste. Kemi edhe 8 javë deri në fund, them se duhet t’i marrim ndeshjet një nga e një dhe të shfrytëzojmë momentin e mirë që po kalon skuadra pasi kalimit në finale.

Na motivon me tepër kur nuk përmendemi që jemi edhe ne për Europën nga kampionati. Mendoj se fryrja e madhe në fillimit të sezonit që do dilnim kampion na ka dëmtuar dhe them se ka ndikuar për keq. Nëse do të flitet që nuk jemi për Europën, do të jetë një motivim më shumë për ne.

Çdo skuadër ka shpresa derisa matematika e lejon dhe ne duhet të jemi objektiv, pasi jemi brenda një cikli që nuk është mbyllur dhe është akoma i hapur. Objektivi minimal është të shkojmë në Europë dhe asgjë nuk është mbyllur. Nga i pari deri i fundit jemi të përqendruar te ndeshja e nesërme”.

“Kemi luajtur shumë ndeshje gjatë javëve të fundit dhe është e vështirë për lojtarët, pasi janë disi të lodhur. Duhet të kesh sa më tepër lojtarë që ta përballojnë 90 minutëshin, por kemi bërë mirë dhe i kemi të gjithë gati për nesër”.

Për ndeshjen ndaj Teutës në veçanti, Plori shtoi: “Objektivi është të shkojmë të bëjmë një futboll të mirë, te ketë entuziazëm dhe lojtarët të shprehen sa më mirë në fushën e lojës. Teuta është një skuadër që sezonin e kaluar doli kampion dhe duhet vlerësuar maksimalisht. Ata kanë lojtarë që dinë të luajnë futboll. Duhet të përqendrohemi dhe të shfrytëzojnë nga momenti i tyre jo i mirë”.

Te Vllaznia ka një çështje, pasi Fallou Diagne është larguar nga skuadra: “Nuk mund ta quaj të larguar. Diagne është larguar një ditë para ndeshjes me Partizanin. Shpresoj të mos ketë ndonjë problem të madh personal apo familjar, pasi një lojtar profesionist nuk mund ta shpjegojë ndryshe largimin në atë situatë që ishim ne dhe që luanim gjithë fatin e sezonit. Shpresoj që të jetë gjithçka mirë dhe ai të rikthehet me skuadrën. Nuk do të jetë as nesër me ne”. / oversport.tv

You may also like