Plas keq në Kuvend, Balla ‘sulmon’ Berishën dhe zbulon lidhjen e PD-së me rublat ruse

by admin
Spread the love

Në Kuvendin e Shqipërisë, ligjvënësit janë duke diskutuar pasditen e së mërkurës projektligji “Për buxhetin 2023.” Fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, e përdori minutazhin që kishte në dispozicion për të “sulmuar” Sali Berishën.

Balla e akuzoi ish-kryeministrin se ai ka qenë ura lidhëse për Rusinë dhe Partinë Demokratike. Balla tha po ashtu se është i gatshëm që të vërtetojë me dokumente që Berisha është “lidhja drejt borderove ruse.”

“Saliu ka bërë gjithçka që ka mundur për ta tradhtuar Shqipërinë që në 1992. Skenar i Serbisë për të tërhequr Listën Serbe. Ju keni Saliun që del në protestë ndërsa Shqipëria pret një nga samitet më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor.

Berishën e ke në të njëjtën gjuhë me Lavrovin e Putinit dhe Khamenei i Iranit. Unë e di që një pjesë e juaja këtu nuk kanë dot forcën që brenda PD-së, asaj që ka mbetur në PD. Kolegë të përkushtuar për orientimin euroatlantik të PD. Si ka mundësi që CIA, thotë në dokumente të vetat se PD është financuar me 600 mijë dollarë. Ju s’keni lidhje, ju që jeni në sallë.

Donald Lu i vuri përpara Saliut dosjen. A i kanë treguar SHBA faktin që Berisha është personi i lidhjes mes PD dhe financimeve ruse. Është personi, lidhja e PD me rublat ruse. Jam i gatshëm të përballem edhe me këto dokumenta që i kemi. Sesi Sali Berisha është lidhja e borderove ruse.

Saliu do t’i turrem parlamentit, institucioneve. Gjë tjetër nuk ke çfarë i bën. Ti Sali mund t’i bësh parlamentit vetëm atë që nuk thuhet. Saliu vjen në Parlament dhe kundërshton një investim që është i pastër qelibar, i pastër.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara meriton respektin e çdo shqiptari që na është gjendur sa herë kemi pasur nevojë. Edhe te tërmeti, edhe te pandemia. E pamundur që ne të mos reagojmë njëzëri për të mos shkuar aty ku duhet të jetë Kuvendi. S’ka më vend në këtë Kuvend. Nëse ju nuk votoni për këtë buxhet për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.”

You may also like