Plas debati i fortë në studio, deputeti i njohur nxjerr informacionin tronditës: Do të vritej Lulzim Basha

by admin
Spread the love

Është tensionuar debati.mes dy demokratëve, deputetit Dashnor Sula dhe Edmond Spahos teksa diskutohen përjashtimet e fundit nga grupi parlamentar i PD. Sula tha se nëse nuk do të ishte dera e blinduar brenda në selinë blu do të bëhej kasaphanë.

Sipas Sulës protestuesit e karikuar për dhunë atë ditë do të vrisnin Lulzim Bashën. Ndërsa deklarata e tij është kundërshtuar nga Spaho, i cili thotë se Basha mbrohet nga garda.

Pjesë nga debati nga debati në “Log”:

Dashnor Sula: Pas datës 8 janar i gjithë opinioni publik e di. Nga ai momenty që të arrihet të përplasen vëllezër me vëllezër nuk ka bërë vaki kurrë të thërritet.

Edmond Spaho: Deri dje thonit policia e krimit…

Dashnor Sula: Shyqyr që ka qenë ajo derë se ti sdo flisje këtu sot. Do ishte kasaphanë aty brenda.

Edmond Spaho: Do vriteshin deputetë?

Dashnor Sula: Jo ti, po njerëzit e tuaj të karikuar do të vrisnin Lulzim Bashën

Edmond Spaho: Bashën e mbron garda.

Dashnor Sula: Para se të shkoje në foltore i merrje ti vendimet, për Kullurin e të tjerë

Edmond Spaho: Asnjë nuk kam përjashtuar. Flasim edhe për djegien e mandateve

Dashnor Sula: Të vish të sulmosh selinë me të gjitha mjetet e dhunshme.

You may also like