Plani i NATO-s për Ballkanin, DW: Çfarë po tenton të bëjë aleanca?

by admin
Spread the love

Gjatë turit të tij në Ballkan, ku brenda pak ditësh vizitoi disa vende të rajonit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përcolli mesazhin e mbështetjes dhe angazhimit të plotë të aleancës veriore atlantike mes rreziqeve të destabilizimit, me disa vatra te fjetura konflikti që rrezikojnë sërish shpërthimin.

“Ky rajon nga ana strategjike është i rëndësishëm për NATO-n, dhe ka disa arsye për shqetësime”, deklaroi ai në Shkup, ku përmendi hapur kërcënimin për shkëputje në Bosnje-Hercegovinë, një gjendje të brishtë të sigurisë në Kosovë, dhe një ngecje të normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës.”

Me ndërhyrjet në Bosnje e Kosovë në luftrat e përgjakshme që shënuan fundin e Jugosllavisë, NATO-ja e cimentoi rolin e saj të rëndësishëm në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, tre nga 6 vendet e të cilit janë bërë tashmë pjesë e saj. Sipas Bojana Zoric nga Insituti Europian për Studimet e Sigurisë, në përgjithësi qëllimi i Rusisë në rajon është të ndalë shtrirjen e NATO-s dhe pëfshirjen e tyre në BE. Lufta në Ukrainë i ka bërë të qarta ndarjet ekszistuese. “Ballkani Perëndimor nuk është i unifikuar, kur vjen puna tek përgjigja që duhet dhënë për luftën në Ukrainë.” Kjo i shkon në favor Moskës, thotë ajo për DW.

“Rusia gjithmonë dëshiron të kapë çdo mundësi për të prodhuar tensione dhe rindezë armiqësitë e vjetra në rajon dhe në një mënyrë të përdorë ndarjet etnike për përfitimet e saj”, shton ekspertja, sipas të cilës, vizita e kreut të NATO-s në Ballkan ishte më shumë për të dërguar një “mesazh të qartë në rajon por edhe faktorëve të tjerë prezentë, të përfshirë duke pasur parasysh edhe Rusinë, se NATO mbetet fuqimisht e angazhuar për të ruajtur sigurinë, dhe se jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, Rusia nuk do të jetë e aftë të nosë një luftë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht duke pasur në mendje, se gjysma e rajonit është në NATO.


Top Channel

You may also like