Plaku njofton tërheqjen: Do të mbetem në këtë sport, por jo më si futbollist aktiv

by admin
Spread the love

Një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar ka vendosur që të varë këpucët në goshtë. Pas 19 vitesh karrierë në futbollin profesionist Sebino Plaku vendos të thotë mjaft, duke u larguar nga fusha e blertë në moshën 37-vjeçare.

Sulmuesi i njohur ka folur ka folur për këtë vendim të marrë: “Të them të drejtën asnjëherë nuk e kam gjetur momentin e duhur për të ndalur, por situata erdhi në mënyrë të atillë, që të vendos ta mbyll me futbollin e luajtur, pasi më pret diçka tjetër.

Për fat ndalesa erdhi në Korçë, një qytet ku kam qëndruar shumë gjatë dhe kam kaluar shumë mirë. Unë vazhdoj të jem i emocionuar dhe mendoj që te Skënderbeu jam ndjerë më mirë, pasi kam ndenjur më gjatë dhe kam pasur shumë suksese.

Vetë koha e gjatë e qëndrimit, tregon se kam qëndruar gjatë. Nuk është aspak sekret, pasi të gjithë eksperiencën që kam grumbulluar ndër vite, duhet ta ushtroj diku. Do të mbetem në këtë sport, por jo më si futbollist aktiv”, ka thënë Plaku. / Oversport.tv

You may also like