Petrovska beson në vendimin e duhur për blerjen e tetë helikopterëve nga kompania italiane “Leonardo”

by admin
Spread the love

 Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska është e bindur në vendimin e drejtë të ekipit të ekspertëve, të cilët kanë vendosur për furnizimin e tetë helikopterëve nga kompania italiane “Leonardo” dhe beson në profesionalizmin e tyre. Petrovska, e cila sot ka marrë pjesë në shënimin e katërvjetorit nga hyrja e vendit tonë në NATO dhe 75 vjet nga themelimi i Aleancës në Shtip tha se në një marrëveshje edhe ajo është nënshkruese, ndërsa nënshkrimin e saj e ka vendosur pasi beson tek njerëzit, të cilët e kanë zbatuar këtë proces.

“Apsolutisht nuk kam dilemë. Unë e di se disa struktura në Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë proces të modernizimit e shohin si kërcënim për ta, e jo ndaj shtetit. Përkundrazi, nuk pajtohem se kjo është harxhim i panevojshëm i parave. Pasi gjatë periudhës së kaluar janë parashtruar shumë pyetje, për atë se deri ku jemi me furnizimin edhe të helikopterëve edhe të dronëve. E dini që është shumë lehtë të akuzoni ose të dilni me teori të konspiracioneve. Unë thash edhe në Kuvend edhe në brifing me gazetarët në Shkup se nëse ka ndonjë dyshim për skandal korrupsioni, jam apsolutisht e gatshme të ballafaqohem më këtë, nëse ka dëshmi, ndërsa unë jam e bindur se nuk ka, pasi besoj në drejtësinë e vendimit, të cilin ekipi projektues e ka marrë”, tha Petrovska.

Ajo shtoi se disa kompani kanë dorëzuar oferta dhe vlerëson se është joprofesionale të akuzohen profesionistët në Armatë për çfarëdo skandali korruptiv.

“Lidhur konkretisht me kompani, e keni parasysh se kemi lidhur edhe marrëvehsje Qeveri me Qeveri, akuzat ndaj ndonjë kompanie do të thotë akuza edhe ndaj Qeverisë së Republikës së Italisë se është pjesë e skandalit korruptiv. Mendoj se kjo diplomatikisht është e palejueshme”, tha Petrovska.

Kapaciteti i ri dhe helikopterët do të jenë pjesë e VING-ut në Petrovec, në kuadër të kazermës dhe, siç tha Petrovska, aty do të ndërtohet ky kapacitet. Ajo tha se procedura ka filluar nga viti 2019, ndërsa do të kushtojë rreth 230 milionë euro. Mjetet për blerjen e tyre janë siguruar nga buxheti i këtij viti.

MARKETING



You may also like