Pesë portierët më të mirët sipas Casillas, legjenda e Real Madrid përjashton një “Big”

by admin
Spread the love

Iker Casillas është regjistruar në librat e historisë së futbollit si një nga potierët më të mirë teksa spanjolli shënjoi epokë me Real Madrid duke fituar të gjithë titujt e mundshëm me madrilenët përfshirë edhe tre Champions League.

Ndërsa, nuk mund të lihen mënjanë edhe sukseset me kombëtaren e Spanjës aty ku fitoi edhe Kampionatin Europian dy herë një herë Kupën e Botës.

Tashmë, i tërhequr dhe në moshën 41-vjeçare ka ndarë për prestigjiozen “4-3-3” opinionin e tij mbi pesë portierët më të mirë të botës.

Sipas Casillas, aktualisht gardiani më i mirë në botë është ai i Real Madrid, Thibaut Courtois ndërsa pas belgut, spanjolli vendos si të dytin në listë Ederson të Manchester Cityt, me këtë të fundit që është një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Pep Guardiolës.

I treti për Casillas është Jan Oblak i Atletico Madrid ndërsa dy vendet e fundit janë rezervuar për dy gjermanët, Marc-Andre ter Stegen të Barcelonës dhe Manuel Neuer të Bayern Munich. Ndërkohë, bie në sy “injorimi” i Casillas në drejtim të Allison të Liverpool, Donnarummas së PSG apo edhe De Geas së Manchester United./ Shqip


Top Channel

You may also like