Përse nuk ëndërrojmë kurrë deri në fund dhe llojet e ëndrrave që shohim gjatë natës

by admin
Spread the love

Njerëzit gjithmonë janë magjespsur prej ëndrrave. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Shumë shkencëtarë kanë mbajtur një qëndrim më praktik ndaj ëndrrave dhe i kanë studiuar si brenda ashtu edhe jashte mjediseve laboratorike me qëllim për të kuptuar në mënyrë më shkencore vendin e tyre në jetën njerëzore.

Ëndrrat kanë të bëjnë shpesh me dëshirat e mundshme e të pamundëshme për t’u ndërtuar në jetë, dhe shpesh janë përtej mundësisë së kontrollit nga ëndërruesi. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë (makthe) etj. Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji.

E dini përse ëndrrat e reja nuk kanë fund, ndaj ne kurrë nuk mundemi ta shohim sesi përfundojnë ato?

Secili prej nesh mban mend ndonjë ëndërr e cila e ka prekur, qoftë e bukur apo e frikshme, por që në momentin final është zgjuar papritmas nga gjumi.

Ëndrrat ku jemi të vetëdijshëm që po ëndërrojmë dhe madje në mënyrë të vetëdijshme mund të ndikojmë në ngjarjet që janë duke ndodhur, quhen ëndrra lucide.

Në fazën REM, kur sytë bëhen të palëvizshëm, më së shumti shohim ëndrra që janë më të gjata dhe më të bukura.

Ëndrrat ndodhin gjatë LSHS (Lëvizja e Shpejtë e Syve). Quhet kështu pasi sytë e mbyllur lëvizin shpejt majtas-djathatas. Gjatë LSHS ndodh në fazën e katërt të gjumit dhe përben 15-20% të kohës që ne fleme. Nga momenti që fillojmë të flejmë, duhen 30-90 minuta derisa të fillojme të shohim ëndrra. Ne kalojmë ciklin e 4 fazave të gjumit dhe mund të hyjmë në fazën LSHS, 4-7 herë gjatë natës.

Ëndrra të cilën e mbajmë mend menjëherë pas zgjimit, por që duket e papërfunduar, nuk është e fundit që kemi parë.

Llojet e ëndrrave

Ëndrrat me “sy hapur” -klasifikohen si shprehëse të nivelit te ndergjegjes midis gjumit dhe të qenit zgjuar. Ndosh gjatë orëve qe jemi zgjuar, kur e lemë imagjinatën e lirë.

Ëndrrat e qarta -ndodhin kur ju e kuptoni se po shihni ëndërr : “Prit një minutë. Kjo nuk është vecse një ëndërr!”.

Ëndrrat e frikshme -janë ato që e bëjnë personin që fle, të zgjohet me ndjesinë e ankthit dhe frikës. Ëndrrat e frikshme mund të jenë përgjigje ndaj një traume apo situate të jetës së përditshme.

Ëndrrat e përsëritura -mund te përsëriten me një ndryshim të vogël në ngjarje apo temë. Kjo ndodh kur një konflikt në të mbetet i pazgjidhur.

Ëndrrat kuruese – shërbejnë si mesazhe për shëndetin.

Ëndrrat profetike – të cilave u referohemi edhe si ëndrrat paralajmëruese ose telepatike, janë ëndrrat që parashikojnë të ardhmen.

Ëndrrat sinjalizuese -mund të paralajmërojnë për ngjarje në të ardhmen, por disa i konsiderojnë këto ëndrra si thjesht koincidenca.

Ëndrrat epike -janë aq të mëdha, aq bindëse dhe të gjalla sa ju nuk mund t’i anashkaloni. Detajet e ëndrrave të tilla mbeten tek ju për vite me radhë, njësoj sikur ta keni parë ëndrrën një natë më parë.

Ëndrrat krijuese -shumë artistë dhe shkencëtarë kanë marrë frymëzim nga ëndrrat për punën e tyre, në gjumë mendja mund të prodhojë ide, të cilat, kur zgjohesh mendja mund të mos i pranojë, pasi duken shumë të cuditshme.

 

You may also like