Përplasje deputetësh në seancën e fundit për këtë vit – Shqip

by admin
Spread the love

Për një vit deputetët kanë pasur 88 seanca plenare

Në seancën e fundit të deputetëve për këtë vit nuk munguan kritikat e deputetëve opozitar ndaj kryeministrit dhe ministrave të Qeverisë. Korrupsioni, puna e Agjencisë për Siguri Kombëtare ishin tema kryesore ku opozita kritikoi qeverisë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski u përgjigj se punon sipas parimeve të qeverisjes së mirë, gjë që nuk dihej derisa ishte në pushtet VMRO-DPMNE. Sipas statistikave, në vitin 2022 deputetët kanë pasur 88 ditë pune gjegjësisht seanca plenare. Shumë ligje ngelën të bllokuara në Komisionet përkatëse.

“Kërkesa duhet të arrijë në adresë të Qeverisë të RMV-së, ku bëhet fjalë për kompani ku pronar është kumbari i Kovaçevskit”, deklaroi deputeti i VMRO-së, Mile Talevski.

“Ju jeni të mësuar që mos të ketë përgjegjësi institucionale.  E nuk jeni të mësuar me instucione të pavaruara”. Ju jeni të mësuar me principin “Mile mu kujtua”, deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollova.

“Në qoftë se keni ndonjë pyetje apo dyshime shtesë që ka të bëjë me këtë tematikë duhet që të gjitha këto t’i adresoni në institucionet përkatëse”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

“Kjo është një mashtrim që të fshihet kriminaliteti i vërtetë . me këtë arrogancë në këtë funskion që ju sollën qytetarët, arrogance ndaj deputetëve vetëm tregoni se juve nuk u intereson transpareca”, u shpreh Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE./KlanMacedonia

You may also like