Përplasja tragjike mes dy trenave lë të paktën 20 të vrarë në Bangladesh (fotot)

by admin
Spread the love

Punonjës shpëtimi dhe të zjarrfikësave kerkonin sot pasi tre vagonë ishin përmbysur dhe pasagjerë ishin bllokuar nën rrënoja, në një aksident të rëndë hekurudhor në Bangladesh.

Rreth 100 pasagjerë ishin shpëtuar nga vagonët e vjetër, shumë prej të civilëve të plagosur që u dërguan në spitale të ndryshme.

Të paktën 20 njerëz kanë vdekur nga përplasja e mëngjesit të sotëm mes një treni mallrash dhe një treni pasagjerësh në rajonin verilindor të Kishoreganj.

Aksidenti ndodhi kur treni i mallrave goditi vagonët e fundit të trenit të pasagjerëve rreth orës lokale 3.30, 60 kilometra larg kryeqytetit Daka, tha policia vendase.

“Njëzet trupa janë rikuperuar deri tani. Po kryejmë të gjitha operacionet e mundshme të shpëtimit dhe mbështetjes,” tha një zyrtar vendas i skuadrave të policisë.

Zjarrfikësat thanë se tre vagonë ishin përmbysur besohet se ka ende njerëz të bllokuar në rrënoja.

Zyrtari i hekurudhave vendase Nazmul Islam, tha se treni i mallrave nuk kishte respektuar një sinjal ndalimi para përplasjes me tre vagonët e fundit të trenit të pasagjerëve.

Hetimet per shkaqet dhe puna e kërkimit për të mbijetuar vijojnë.