Përplasi kokën në banesën e tij, përmirësohet gjendja e ish-kampionit të botës

by admin
Spread the love

Shahisti rus, Sergei Karjakin, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e ish-kampionit të botës, Anatoli Karpov, i shtruar në spital javën e kaluar pas një aksidenti në shtëpinë e tij (u vendos në koma të induktuar), është përmirësuar.

“Unë jam në kontakt me të afërmit e tij. Mjekët thonë se dinamika është pozitive dhe se ai do të jetë mirë,” tha Kariakin për agjencinë TASS.

Karpov, 71 vjeç, pësoi një traumë si pasojë e një rënieje aksidentale dhe është I shtruar në spital, në Moskë, që nga 29 tetori.

Sipas ndihmësit të shahistit, Albert Stepanián, Karpov mendohet të dalë nga spitali gjatë kësaj jave.

“Në të vërtetë ka ndodhur një ngjarje e keqe, Anatoli rrëshqiti, ra dhe goditi kokën. Ai u dërgua në spital, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm. Nuk ka fraktura, është i vetëdijshëm, por ka marrë një tronditje. Mjekët thanë se do të dalë nga spitali gjatë javës”./ Super Sport


Top Channel

You may also like