Perin shpëton Juventusin, bardhezinjtë marrin një pikë mes vuajtjesh ndaj Fiorentinës

by admin
Spread the love

Nuk ka fitues në superndeshjen e “Franchit”, aty ku Fiorentina dhe Juventusi kanë barazuar 1-1, në sfidën që hapi javën e pestë të Serie A dhe u transmetua live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Bardhezinjtë zhbllokojnë shumë shpejt sfidën me polakun Milik, teksa topi i dhënë nga Kostic është përplasur në trupin e 28-vjeçarit dhe më pas ka përfunduar në rrjetë. Vendasit reagojnë pak minuta më vonë me Kouame, që shënon pas një kundërsulmi dhe ndez festën në stadiumin “Artemio Franchi”.

Fiorentina humbet një rast të artë për të kaluar në avanytazh në fund të pjesës së parë, por Luka Jovic, tregohet i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat mundohen që të gjejnë golin e avantazhit, por nuk ndryshon fezultati i kësaj sfide deri në fund.

Me këtë barazim ekipi i Allegrit pozicionohet përkohësisht në vendin e 4-të me 9 pikë, sepse duhet të luhen edhe ndeshjet e tjera të kësaj jave të kampionatit italian. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter

You may also like