Përgjimet/Ushtarët rusë të demoralizuar, qëllojnë veten në këmbë për të shmangur luftimet

by admin
Spread the love

Morali është aq i ulët në mesin e forcave pushtuese ruse sa që ushtarët thuhet se kanë qëlluar veten në këmbë për të shmangur luftimet duke përdorur municione ukrainase për të bërë që të duket se janë goditur nga kundërshtarët.

Sipas NYP, trupat ruse janë raportuar gjerësisht se janë demoralizuar me pushtimin, i cili tashmë ka marrë deri në 14,000 prej tyre, sipas vlerësimit të fundit nga qeveria ukrainase.

Ata po qëllojnë mbi ne për 14 ditë. Ne jemi të frikësuar. Ne po vjedhim ushqime, po hyjmë në shtëpi. Ne po vrasim civilë. Oficerët rusë qëllojnë veten në këmbë për të shkuar në shtëpi. Kufoma ka kudo”-tha një rus në një bisedë mes ushtarëve të përgjuar nga media bjelloruse Nexta.

Një tjetër ushtar u dëgjua duke thënë se shokët e tij po kërkojnë municion ukrainas në mënyrë që të qëllojnë veten në këmbë dhe të shkojnë në spital. Dezertorët përballen me dënime të ashpra në atdheun e tyre, kështu që përdorimi i armëve dhe municioneve ukrainase mbi veten e tyre u lejon atyre të bëjnë që plagët e tyre të vetëshkaktuara të duken si plagë në fushëbetejë, sipas raporteve.

Një ushtar që telefonoi nënën e tij në shtëpi dëgjohet në një audio të përgjuar duke thënë se trupat e zhgënjyer po përdornin plumba 7.62 mm të shkrepura nga armiqtë e tyre në vend të 5.62 plumba të shkrepura nga pushkët e tyre AK-47.

Ushtarët rusë të kapur janë shfaqur në video duke qarë teksa kërkonin falje për vrasjen e civilëve ukrainas, përfshirë fëmijë dhe pranuan se pushtimi i urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin ishte një “gabim i tmerrshëm”. Megjithatë, pamjet e trupave të kapur kanë ngritur pikëpyetje nëse Ukraina po shkel Konventat e Gjenevës, të cilat u ofrojnë të burgosurve mbrojtje.

Rruga Press

You may also like