Përgatitet ekipi Anti-Moldavi/ Tauland Seferi: Na duhen edhe tifozët për suksesin e kërkuar

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi doli në konferencë për media këtë të hënë për të folur për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin ‘Air Albania’ dhe Ishujve Faroe më 20 qershor në transfertë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Sulmuesi kuqezi nënvizoi se të gjithë lojtarët janë të bashkuar për të dhënë maksimumin në të dyja takimet e radhës dhe për të marrë 6 pikët. Seferi u shpreh se brenda grupit kuqezi harmonia është e plotë, ndërsa theksoi se e gjithë skuadra po punon shumë fort për të fituar të dyja ndeshjet dhe për të arritur objektivin ‘Gjermani 2024’.

Çdo kundërshtar është shumë i vështirë dhe ne fokusohemi te puna jonë dhe te puna e trajnerit. Çdo ditë e analizojmë kundërshtarin dhe besoj se ditën e ndeshjes do të jemi maksimalisht dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Po punojmë fort dhe besoj se me maksimumin tonë mund t’ia dalim. Ne jemi të fokusuar te ndeshja e parë me Moldavinë. Qëllimi ynë është ta nisim me fitore dhe pastaj do të shohim ndeshjen e radhës. Natyrisht, kemi ardhur këtu për të marrë maksimumin e këtyre ndeshjeve dhe shpresoj që pas dy takimeve të flasim me pozitivitet.”– shprehet  futbollisti Taulant Seferi.

Ndërkohë një thirrje të veçantë sulmuesi shqiptarë i bëri tifozerisë e cila do të përjetojë emocionet e para të kombëtares kuqezi për këtë fushatë eliminatoresh nën drejtimin e trajnerit Sylvinho.

“Janë shtysë e madhe e jona, tifozët. I bëj thirrje të gjithëve që të vijnë sa më shumë sepse me ata ne jemi shumë më të fortë dhe shumë më të motivuar. Shpresoj që në stadium t’i shohim sa më të shumtë në numër tifozët tanë. Sepse kemi nevojë për ta, pa dyshim.”


Top Channel

You may also like