Perëndimi përjashton pjesërisht Rusinë nga SWIFT-i. Ja sanksionet e reja

by admin
Spread the love

Aleatët perëndimorë kanë rënë dakord për sanksione të reja financiare kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe SHBA-ja kanë vendosur të largojnë banka të caktuara ruse nga rrjeti botëror i transaksioneve bankare, SWIFT.

“Kjo do t’i ndalojë të veprojnë në mbarë botën dhe do të bllokojë në mënyrë efektive eksportet dhe importet ruse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të aleatëve perëndimorë.

Sanksionet e reja përfshijnë ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë. Sipas Perëndimit, kjo do të ngrijë transaksionet e saj.

“Dhe kjo do ta bëjë të pamundur që Banka Qendrore të likuidojë asetet e saj”, vijon njoftimi i Perëndimit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shtoi se janë duke punuar që t’u ndalohet oligarkëve rusë të përdorin asetet e tyre financiare në tregjet e Evropës.

“Putini u fut në një rrugë që synon të shkatërrojë Ukrainën. Por ajo që po bën gjithashtu, në fakt po shkatërron të ardhmen e vendit të tij”, deklaroi ajo teksa zbuloi sanksionet e reja për Rusinë.

Ndër të tjera po punohet që oligarkëve rusë t’u hiqet mundësia që ta marrin nënshtetësinë e BE-së.

Rruga Press

You may also like