Për zgjedhjet presidenciale në Listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës, për zgjedhjet parlamentare 1.815.350

by admin
Spread the love

Për zgjedhjet për president të shtetit  që do të mbahen më 24 prill janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës, ndërsa për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj, në listat zgjedhore janë regjistruar gjithsej 1.815.350 zgjedhë, informuan nga   Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot  në seancë ka përmbyllur Listën Zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Në qendrat e votimit me më pak se dhjetë zgjedhës, votimi do të zbatohet në vendvotimin më të afërt me më shumë se 10 votues të regjistruar.

Siç theksoi në fjalimin e saj nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, për zgjedhjet presidenciale në Listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës. Nga këta në ekstraktet e Listës zgjedhore për votim në shtet janë rejistruar  1.713.758 zgjedhës.

Siç tregoi Shehu, në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat të cilët sipas evidencës të organit kompetent janë në punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit, ndërsa nuk kanë paraqitur kërkesë për votim  në përfaqësitë diplonatike konsullore  ose zyrat konsullore,  janë të regjistruar 95.116 zgjedhës.    Në ekstraktin e veçantë nga Lista zgjedhore për personat që kanë paraqitur kërkesë për votim në përfaqësitë konsullore diplomatike apo zyrat konsullore janë regjistruar 2.569 zgjedhës.

Në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat të cilët gjtë zgjedhjeve janë në vuajtje të dënimit me burg ose në paraburgim, janë regjistruar 2.147 zgjedhës.

Janë regjistruar edhe 534 zgjedhës,  të cilët kanë dorëzuar kërkesë për votim, në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat që ndodhen në institucione që  për kujdes janë jashtë familjes.

Në ekstraktin e veçantë  nga Lista zgjedhore për persona të cilët sipas evidencës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë me status të personave të zhvendosur brenda vendit janë regjistruar dy zgjedhës.

Në ekstraktin e veçantë nga Lista Zgjedhore  për persona anëtarë dhe zëvendësantarë  të këshillave zgjedhorë të cilët do të zbatojnë votim në përfaqësitë diplomatike konsullore apo zyra konsullore janë regjistruar 191 zgjedhës.

Për zgjedhjet për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend, që do të mbahen më 8 maj të këtij viti, numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në listën zgjedhore është 1.815.350.

Prej tyre, siç sqaroi nënkryetarja e KSHZ-së,  në ekstraktet nga Lista zgjedhore për votim në shtet janë regjistruar 1.716.664.

Në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat të cilët sipas evidencës së organit kompetent janë në punë të përkohshme ose me qëndrim jashtë vendit janë regjistruar 96.010 zgjedhës.

Në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat të cilët gjatë zgjedhjeve vuajnë dënim me burg ose ndodhen në paraburgim  janë regjistruar 2.140 zgjedhës.

Në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore për personat që gjatë zgjedhjeve ndodhen në institucione për përkujdesje jashtë familjes, ndërsa të cilët kanë paraqitur kërkesë për votim në institucionin ku janë përkujdesur janë regjistruar 534 zgjedhës.

Në ekstraktin e veçantë nga Lista zgjedhore për personat të cilët sipas evidencës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale kanë statusin e personave të zhvendosur brenda vendit janë regjistruar dy zgedhës.

Në seancë u miratua edhe  udhëzimi për mënyrën e votimit në vendvotimet me më pak se 10 zgjedhës.

Anëtarja e KSHZ-së, Radica Risteska theksoi se vendvotimi nuk mund të caktohet për një vendbanim ku jetojnë më pak se dhjetë zgjedhës dhe në PDK ku janë regjistruar   më pak se dhjetë zgjedhës  për të votuar. Sipas Kodit Zgjedhor, ndërsa për t’i mundësuar çdo qytetari të ushtrojë të drejtën e tij të votës të garantuar me Kushtetutë, qytetarët e këtyre vendvotimeve do të lejohen të votojnë në vendvotimin më të afërt me më shumë se dhjetë zgjedhës të regjistruar.

“KSHZ, sipas të dhënave nga Lista e mbyllur zgjedhore, konstaton se nga gjithsej 3.480 vendvotime në shtet, në 120 vendvotime në rajonin e 33 komisioneve komunale zgjedhore, janë evidentuar më pak se dhjetë votues. Jnaë theksuar edhe komunat në të cilat disa qendra votimi kanë më pak se dhjetë votues të regjistruar”, tha Risteska.

Ajo bëri thirrje që në kohë të njoftohen votuesit  nga vendvotimet me më pak se dhjetë votues të regjistruar, për vendin ku mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe theksoi se komisionet komunale zgjedhore në bashkëpunim me departmentet rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ta zbatojnë këtë udhëzim.

MARKETING



You may also like