Për mua si mandatar i kësaj qeverie nuk ka dallim nëse është fjala për 1 ose 100 ditë – Shqip

by admin
Spread the love

Fjalimi i parë i Talat Xhaferit në Kuvend para zgjedhjes si kryeministër shqiptar në Maqedoni.

“Për mua si mandatar i kësaj qeverie, nuk ka dallim nëse bëhet fjalë për qeveri teknike, unë këtë detyrë, besim, nderë dhe mbi të gjitha përgjegjësi, jashtëzakonisht të rëndësishme e kuptoj dhe do t’i qasem ashtu siç kam vepruar si në çdo sfidë që është shfaqur para meje në jetën profesionale dhe personale. Dëshiroj t’ju sigurojë se në asnjë çast nuk do të lejojmë që të devijojmë nga ajo që do të thotë institucion funksional dhe i besueshëm për qytetarët dhe institucionet me kompetenca qartë të përkufizuara me Kushtetutë, në raport me shtyllat tjera të pushtetit në RMV” – tha Xhaferi.

Ai mes tjerash foli edhe për zgjedhjet.

“Mbajtja e shkallës së lartë të transparencës dhe komunikimin me të gjithë institucionet dhe qytetarëet. Mbajtjen e aleancës me SHBA dhe BE-në. Kohezionin e brendshëm dhe integrimin euroatlantik. Do të fokusohemi në pritoritetet strategjike.Për përgatitjen e zgjedhjeve, qeveria në mënyrë të drejtpërdrejte dhe institucionet zgjedhore, do të zbatojë të gjitha parakushtet ligjore, për mbajtjen e zgjedhejve demokratike” – tha Talat Xhaferi. /KlanMacedonia/

You may also like