Për katër vjet patëm degradim dhe mbyllje autarki të komunës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kandidati i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj, ka akuzuar kryetarin aktual të kësaj komune për degradim në qeverisje për këto katër vjet, derisa ka thënë se ka pasur ‘’mbyllje autarki të komunës’’.

Totaj në Edicionin Zgjedhor, u shpreh se me këtë mënyrë të qeverisjes, askush nuk ka pasur informacione se çfarë po ndodhë me angazhimet komunale të të parit aktual të Prizrenit, njofton Klankosova.tv.

”Performanca e kryetarit në ikje [Mytaher Haskukës] dhe qeverisjes së tij, është vlerësuar e 23-ta në rangun e 26 komunave në Kosovë, dhe këtë e ka bërë Ministria e Pushtetit Lokal”.

”Për katë vjet ka mbetur situata jo e njëjtë, por ndoshta dhe ma keq se sa ka qenë, sepse përveç që nuk ka pasur përparim, kemi pasur edhe degradim, dhe mungesë të transparencës, mungesë të bashkëpunimit dhe kemi pasur mbyllje autarki të komunës ku askush s’ka pasur informacione se çka po ndodhë”.

Derisa po vet kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, përmendi pesë pika kryesore nga 12 fushat të cilat i shohin më me prioritet në programin e tyre potencial qeverisës në qytetin e Prizrenit, pas zgjedhjeve të 17 tetorit, njofton Klankosova.tv.

”Ne kemi 12 fusha në programin tonë, por nga to, unë kam ndarë si prioritet pesë pika. E para është arsimi, ekonomia, infrastruktura, rinia, kultura dhe sporti dhe shëndetësia”.

”Zgjedhja e drejtorëve në mënyrë shumë transparente. Do të investohet në shkolla, në kabinete, duhet të bëhet digjitalizimi i shkollave, duhet të rritet siguria në shkolla sepse fatkeqësisht kemi pasur raste ku nxënësit kanë humbur jetën pranë shkollave”.

”Do të formojmë një fond për përkrahje të bizneseve të reja, një zonë Hacker Space, ku të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre për teknologji informative, të përmirësojnë klimën për investime, politikën e taksave komunale do ta bëjnë bashkë me përfaqësues të biznesit si dhe pronat publike do të jepen në shfrytëzim, në mënyrë transparente me pagesa simbolike”.

Ai tutje premtoi edhe përmirësim të infrastrukturës.

 

You may also like